Presheva udhëkryq i kalimit të drogës për në Perëndim

Mediat serbe shkruajnë se Presheva dhe Gradina janë pjesë e “rrugës Ballkanike”, nëpërmjet së cilës po hyn droga në Serbi, e nga aty po shkon drejtë Perëndimit.

Lajme

28/07/2015 10:13

Serbia ashtu si thonë mund të konsiderohet si “udhëkryq” i rrugëve sepse është urë lidhëse e Lindjes me Perëndimin, raporton Juznevesti, transmeton lajmi.net

Pikat e rëndësishme në këto rrugë janë pikat kufitare me Bullgarinë dhe Maqedoninë si Gradina dhe Presheva, sepse nëpërmjet tyre po kontrabandohet droga, e cila siç thuhet vetëm kalon në Serbi.

“Rruga Ballkanike”, është rrugë droge nga prodhimi deri te konsumuesi e cila kalon nëpër Ballkan. Heroina vjen nga lindja, më së shpeshti nëpërmjet Gradinës, derisa marihuana nga Kosova nëpërmjet Preshevës. Pika e fundit janë konsumuesit, të cilët gjenden në Evropën Perëndimore.

Administratat e pikave kufitare tregojnë se vetëm nga fillimi i vitit 2014, doganierët kanë gjetur 779 kilogramë marihuanë në Jug, derisa të gjitha këto ishin konfiskuar në Preshevë.

Nga ana tjetër, deri në 68.5 kilogramë heroinë është gjetur në kufijtë me Bullgarinë dhe Maqedoninë, dhe 40 prej tyre vetëm në kufirin e Gradinës.

Si thonë ata, kur transportohen sasi më të mëdha ato bëhen me vetura-bunkerë të ndërtuara enkas, deri sa sasi më të vogla transportohen duke u fshehur në rroba, në rrota të veturave, në filterë për ajër apo në telefona mobil. /lajmi.net