Prendi 1 vit burg, Llupo 3 vjet burg
Kështu, Gjykata vendosi shpalljen fajtorë të të dy të pandehurve për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Një vit burg për ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin dhe 3 vite burg për ish-gardistin Agim Llupo, raporton TCH. Në sallën e gjyqit të pandehurit përfaqësoheshin nga avokatët mbrojtës, të cilët më pas u shprehën për mediat se…

Lajme
Kështu, Gjykata vendosi shpalljen fajtorë të të dy të pandehurve për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Një vit burg për ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin dhe 3 vite burg për ish-gardistin Agim Llupo, raporton TCH.
Në sallën e gjyqit të pandehurit përfaqësoheshin nga avokatët mbrojtës, të cilët më pas u shprehën për mediat se do ta anikojmë vendimin.
Ndryshe, një ditë më parë, Prokurorët e Apelit, Shkëlqim Hajdari e Altin Dumani, kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së pare si i dhënë në zbatim të gabuar të ligjit dhe pa analizuar minimalisht provat. Ata kërkuan dënimin me 23 vjet burg të Prendit dhe 25 vite heqje lirie për Llupon.
Me 21 janar 2011 gjatë protestës së opozitës së asaj kohe mbetën të vrarë katër protestues, Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.