Premton Mustafa: PTK-ja nuk do të ketë më rënie

Shefi ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa kur flet për humbjet e vitit të kaluar në këtë institucion, prej 30 milionë eurosh e quan tren botëror dhe thotë se do e ndal rënien në këtë kompani.

Lajme

11/06/2015 22:38

“Rënia e të hyrave nuk po ndodhë vetëm në PTK. Të dhënat e fundit tregojnë se në Shqipëri varësisht nga operatorët kanë rënë të hyrat nga 10% deri në 17 %. Kjo ka të bëjë më trendin global që vet telekomunikacioni ka rënie”, tha ai, raporton RTK.

Por, Mustafa tha se më nuk do të ketë rënie, pasi që ata e kanë zënë hapin.

“Po e kemi zënë hapin. Në dy muajt shihet dhe janë se janë disa gjëra pozitive dhe janë premtuese. Me kalimin e kohës, rënia veç ka filluar të ndalet. Jo nuk do të ketë rënie më”, tha ai.