Premtohet mbështetje në ndihmën juridike falas

Ministri Hajredin Kuçi tha se ndihma juridike falas si obligim ligjor do të vazhdohet të mbështetet në shumë drejtime. Mbështetje do të ketë në ngritjen e kapaciteteve të tanishme dhe kapaciteteve të reja, sidomos në profesionalizëm të ndihmës juridike falas.

Lajme

14/02/2014 12:05

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në konferencën me temën “Qëndrueshmëria e Ndihmës Juridike Falas” të organizuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, e cila është përgjegjëse për sigurimin e ndihmës juridike falas, në lëmin civile, penale, administrative dhe kundërvajtës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj konference Ministri Kuçi tha se ndihma juridike falas si obligim ligjor do të vazhdohet të mbështetet në shumë drejtime, sipas tij mbështetje do të ketë në ngritjen e kapaciteteve të tanishme dhe kapaciteteve të reja, në veçanti në profesionalizëm të ndihmës juridike falas. Ai tha se do të ketë edhe mbështetje të infrastrukturës për Agjencionin për Ndihmë Juridike Falas.

Kuçi tha se Ligji për ndihmë juridike falas u garanton qytetarëve mbrojtje adekuate ligjore në gjykatat e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim, Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës, por shprehi besimin e tij që do ta ketë mbështetjen edhe të institucioneve tjera.

Ministri Kuçi tha se qasja në drejtësi, barazia para drejtësisë, është për të gjithë e barabartë, jo vetëm në kuptimin e trajtimit, por edhe në procedurat tjera ligjore, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.