Premtimi interesant i mesfushorit të Atalanta nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve

Marten de Roon mbetet te premtimi i tij për të qerosur me pica më shumë se 1 mijë njerëz nëse Atalanta fiton Ligën e Kampionëve.

Sport

12/08/2020 08:40

Atalanta përballen me Paris Saint-Germain në çerekfinale në Lisbonë të mërkurën [sot] ndërsa ata kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën e tyre.

De Roon tha në fillim të këtij viti ai do të bënte pica për tifozët në Bergamo nëse klubi i Serie A vazhdon të fitojë garën kryesore të klubeve në Evropë.

Duke folur përpara takimit me PSG-në, mesfushori 29-vjeçar po qëndron stoik me atë plan, përcjell lajmi.net.

“Siç thashë, nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do të ketë pica për më shumë se 1 mijë njerëz”, tha De Roon në një konferencë shtypi.

“Sidoqoftë, nëse humbasim, ne do të përpiqemi ta arrijmë atë qëllim përsëri vitin e ardhshëm. Ne do të përpiqemi përsëri vitin e ardhshëm dhe do të shohim se si shkon”. /Lajmi.net/