Premtimet e Bujës, premtimet e mia

Hashim Thaçi thotë në Lipjan se premtimet e Kandidatit të PDK’së janë edhe premtimet e tij. Ai u shpreh i sigurt në fitoren e 1 dhjetorit.

Lajme

25/11/2013 18:53

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Lipjanin, për t’i dhënën mbështetjen e tij Kandidatit të PDK’së, Shkuri Buja, i cili merr pjesë në garën e balotazhit të 1 dhjetorit për zgjedhjet lokale.

Thaçi u ka premtuar banorëve të kësaj Komune se çdo premtim i Shukri Bujës është edhe premtim i tij.

Ai ka pohuar se të ofrojë përkrahje për realizimin e tyre.

Lideri i PDK’së, po ashtu, ka shprehur bindjen e tij në fitoren e 1 dhjetorit.

Thaçi ka thënë se ka mbetur edhe pak kohë që edhe një herë të rikonfirmohet fitorja e PDK’së, duke u shprehur i bindur se PDK do të fitojë në shumicën e komunave ku është në balotazh.

Ndërkaq, duke kërkuar nga qytetarët e Lipjanit që ta votojnë Shukri Bujën për Kryetar, ka thënë se Buja me shumëçka dallon nga kandidati me të cilin garon në balotazh.

Kandidati i për Kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ndërkaq, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta bëjnë dallimin në mes të qeverisjes së PDK’së dhe LDK’së dhe pas kësaj ta votojnë atë edhe për një mandat tjetër.