Premierliga sjell ndryshim rrënjësor në VAR për rregullin e ofsajdit

Premierliga po mendon ndryshimin e vijës së fundit që përfaqëson ofsajdin.

Sport

11/06/2021 09:02

Ideja është që të përdoret një vijë më e trashë në mënyrë që të gjykohet më mirë vija e fundit, shkruan lajmi.net.

Përdorimi i një vije më të trashë do t’iu jap sulmueseve pak më shumë hapësirë, duke i dhënë fund të ashtuquajturës ofsajd “i dorës”.

Premierliga dhe zyrtarët kanë theksuar se një ndryshim i tillë do të jetë tejet i madh, pasi shumë gola në sezonin e kaluar janë anuluar shkaku i dorës.

Me protokollin e ri, pjesët e trupit që gjenden pas mbrojtësit nuk do të rezultojnë në ofsajd më.

Sipas “The Times”, përdorimi i vijës së trashë është në sinkronizim me UEFA-në dhe Eredivisie.

Kjo do të thotë që në transmetim televiziv, shikuesit nuk do ta shohin vijën por vetëm vendimin final.

20 klubet u pajtuan ta bëjnë ndryshimin gjatë takimit të tyre afër Harrogate./Lajmi.net/