Premierliga para Ligës së Kampionëve

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se medalja e fituesit të Premierligës do të ishte më e rëndësishme se triumfi në Ligën e Kampionëve më 2005. Ylli i Reds udhëhoqi kapitenin drejt kurorës kontinentale pas fitores dramatike ndaj Milanit në finalen e Stambollit, por pranon se skajshmërisht kërkon të shpallet kampion i Anglisë. Liverpool…

Sport

11/01/2014 07:00

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se medalja e fituesit të Premierligës do të ishte më e rëndësishme se triumfi në Ligën e Kampionëve më 2005.

Ylli i Reds udhëhoqi kapitenin drejt kurorës kontinentale pas fitores dramatike ndaj Milanit në finalen e Stambollit, por pranon se skajshmërisht kërkon të shpallet kampion i Anglisë.

Liverpool është në garë këtë sezon, aktualisht në pozitën e katërt, vetëm gjashtë pikë prapa liderit Arsenal dhe Gerrard beson se kjo e sivjetmja është gara më e nxehtë në Premierligë, në vjetët e fundit.

Gerrard është duke kaluar stinorin e tij të 17’të në klub por ende nuk e ka shijuar titullin e kampionit dhe thotë se nuk do të mund ta përshkruajë me fjalë nëse e arrin synimin në maj.

“Titulli më frikëson, vërtetë”, deklaroi Gerrard gjatë një interviste për Sky Sports News.

Gerrard me troufen e Ligës së Kampionëve

“Nuk e di se di do të arrij ta ndali veten. Kur fituam Ligën e Kampionëve, edhe pas një jave ndjenja ishte e mrekullueshme. Andaj, në rastin e Premierligës do të ishte edhe më e mirë. Nëse mund të shtojë një titull të Premierligës në koleksionin tim, ndoshta do të jetë dita më e mirë në jetën time, përveç ditës kur më lindën fëmijët”, u shpreh ai.