Premierliga humb një pozitë për Ligën e Kampionëve?

Premierliga rrezikon seriozisht të humb një pozitë të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/10/2015 13:05

Statistika është e qartë, Italia ka ngushtuar disavantazhin ndaj anglezëve andaj Premierliga rrezikon seriozisht të humb një pozitë të kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat nga elita e futbollit anglez, në përjashtim të Tottenhamit që hyri direkt në Europa League, janë eliminuar shpejtë, përfshirë West Ham e Southampton.

Andaj, kjo do t’u humb shumë pikë Anglisë nga sezoni 2017-18.

Në fakt, atëherë do të fshihen pikët nga edicioni 2011-12 dhe Serie A, në përjashtim të ndonjë ndryshimi të papritur të skenarit në dy sezonet e ardhshme, sërish do të ketë tri skuadra që kualifikohen direkt për në Ligën e Kampionëve.

Kurse, i katërti do të luajë në play-off.