Premierliga, do befasoheni me klubin që ka shpenzuar më së shumti deri tani

Aston Villa po kërkon që të jetë konkurruese në sezonin e ardhshëm të Premierligës, pasi mungoi në kampionatin elitar anglez që nga viti 2016.

Sport

16/07/2019 12:30

Fituesit e Kupës Evropiane të vitit 1982 janë aktualisht shpenzuesit më të mëdhenj të Premierligës në këtë dritare të transferimeve verore.

“Kriteri ynë është që të blejmë lojtarë të rinj me përvojën e Premierligës dhe me potencial për të përmirësuar”, tha trajneri Dean Smith, i cili ka si asistent John Terryn, përcjell lajmi.net.

Villa ka shpenzuar 93.1 milionë euro duke blerë Wesley (25 milionë euro), Tyrone Mings (22.3 milionë euro), Matt Targett (15.6 milionë euro), Ezri Konsa (13.3 milionë euro), Ahmed El Ghazi (9 milionë euro), Jota (4.5 milionë euro) dhe Kortney Hause (3.4 milionë euro).

Ky total prej 93.1 milionë euro i vë ata përpara 90 milionë eurove të Manchester Cityt dhe i bën ata shpenzuesit më të mëdhenj deri tani në Premierligë.

Klubi mbështetet nga biznesmeni egjiptian Nassef Sawiris dhe grupi i tij NSWE, i cili bleu 55 përqind të klubit nga Tony Xia në vitin 2018.

Kujtojmë që edicionin e kaluar strategji të njëjtë përdori edhe Fulham me blerje të shumta, por që u largua nga liga. /Lajmin.net/