Premier Liga ka publikuar nominimet për lojtarin më të mirë të vitit

Sport
Tetë lojtarë janë nominuar për çmimin e më të mirit të këtij sezoni në Premier Ligë.
Si çdo vit ashtu edhe këtë herë liga angleze do të shpall lojtarin e vitit për këtë stinor.
Kevin De Bruyne, Mohamed Salah, Heung-Min Son, Joao Cancelo, Trent Alexander-Arnold, Bukayo Saka, James Ward-Prowse dhe Jarrod Bowen janë lojtarët e nominuar për atë çmim.
Tifozët do të kenë kohë deri të hënën në orën 18:00 që të votojnë lojtarin favorit të tyre.
Votat e tyre do të kombinohen me ato të 20 kapitenëve të klubeve dhe një panel ekspertësh futbolli, e që më pas do të vendoset fituesi.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell statistikat e lojtarëve të nominuar për stinorin 2021-22.
Kevin De Bruyne – Manchester City: 28 ndeshje, 15 gola dhe 7 asistime.
Mohamed Salah – Liverpool: 3 ndeshje 22 gola dhe 13 asistime.
Heung-Min Son – Tottenham Hotspur: 33 ndeshje, 21 gola dhe 7 asistime.
Joao Cancelo – Manchester City: 34 ndeshje, 1 gol dhe 7 asistime.
Trent Alexander-Arnold – Liverpool: 31 ndeshje, 2 gola dhe 12 asistime.
Bukayo Saka – Arsenal: 30 ndeshje, 11 gola dhe 6 asistime.
James Ward-Prowse – Southampton: 34 ndeshje, 9 gola dhe 5 asistime.
Jarrod Bowen – West Ham United: 34 ndeshje, 10 gola dhe 10 asistime.
Mbetet të shihet se cili nga lojtarët e lartpërmendur do të shpallet më i miri për stinorin 2021-22 në Premier Ligë./Lajmi.net/