Premier League konfirmon se disa prej ndërhyrjeve të VAR këtë sezon ishin të gabuara
Premier League ka konfirmuar se disa vendime të VAR kanë rezultuar të gabuara në gjysmën e parë të sezonit. Një “panel” përkitazi me këtë çështje, i krijuar së fundmi, me tre ish-lojtarë, si dhe përfaqësues nga liga dhe PGMOL, kreu një studim të plotë të vendimeve të marra deri më tani. Ata arritën në përfundimin…
Sport
Premier League ka konfirmuar se disa vendime të VAR kanë rezultuar të gabuara në gjysmën e parë të sezonit.
Një “panel” përkitazi me këtë çështje, i krijuar së fundmi, me tre ish-lojtarë, si dhe përfaqësues nga liga dhe PGMOL, kreu një studim të plotë të vendimeve të marra deri më tani.
Ata arritën në përfundimin se për sa i përket VAR-it, gjithsej 42 ndërhyrje ishin të sakta.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata mendojnë se ka pasur disa raste kur vendimi në fushë ka qenë i pasaktë dhe është dashur të ndryshohet.
Fillimisht, pranohet që tërheqja e flokëve të Cristian Romero ndaj Marc Cucurella-s në këndin ku Harry Kane shënoi golin dramatik të barazimit për Spurs kundër Chelsea, duhej të ishte anuluar, teksa një tjetër rast i diskutueshëm ishte Gabriel Martinelli shënoi një gol kundër Manchester United, por u konsiderua faull nga Martin Odegaard ndaj Christian Eriksen në formacion.
Këto vendime nuk do të kthehen në rishikim, por qëllimi i tyre ishte vetëm evidentimi i gabimeve të VAR./Lajmi.net/