Prekëse: Pamje nga përcjellja drejt banesës së fundit e mbretëreshës së muzikës rome (Foto)

Në varrezat e Butelit të Shkupit është varrosur mbretëresha e muzikës rome.

ShowBiz

12/12/2016 18:28

Esma Rexhepova ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.

Javën e kaluar këngëtarja u shtrua në një spital të Shkupit. Edhe pse ishte shpresuar, megjithatë, mjekët nuk ishin në gjendje ta mbajnë në jetë Esmën, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë e varrimit të këngëtares ishin të pranishëm shumë qytetarë dhe politikanë maqedonas.

Kujtojmë se Esma ishte e martuar dhe nuk kishte fëmijë biologjik, por kishte adoptuar 47 fëmijë.