PREKËSE: ky burrë i ka mbjellur 6.5 kilometra luledielli për … !? |FOTO|

Kur gruaja e tij Babbette kishte vdekur në muajin nëntor pas një beteje 9 vjeçare me kancerin, Don Jaquish kishte vendosur që t'a përmbushte ëndrrën e saj duke mbjellur 4 milje luledielli në Wisconsin, që t'i ndihmonte të tjerët që vuajnë nga kanceri.

Fun

17/08/2015 16:56

“Ajo gjithmonë i ka dashur lulet, por luledielli ka qenë më e pëlqyera e saj.” Jaquish tha për një gazetar lokal, të cilët e kishin vizituar fermën të cilën ai e udhëheqë me vajzën.

“Luledielli i është përshtatur personalitetit të saj. Kur ajo hynte në dhomë, dhoma mbushej me dritë.”

Lulet e diellit shtrihen përgjatë rrugës e cila kalon skaj pesë fermave të tjera, duke i tërhequr adhuruesit e luleve të diellit që t’i vizitojnë. Kur Babbette e kishte bindur atë që t’a mbillte atë hapësirë me luledielli, me qëllim që farat të shfrytëzoheshin për mbledhjen e fondeve për ata që vuanin nga kanceri, fqinjët që kishin toka rreth tyre, i kishin ofruar tokën e tyr me çmimin më të lirë që Jaquish kishte mundësi të paguante. /lajmi.net

 

A Grieving Husband Planted Four Miles Of Sunflowers To Fulfill His Late Wife's Dream