Prekëse! Gruaja që mbijetoi, por fëmija i vdiq (Foto)

Ai udhëtoi për qindra milje në një det të trazuar, së bashku me familjen, në kërkim të dëshpëruar për një jetë më të mirë.

Bota

20/04/2015 20:58

Sot, më në fund ai arriti në tokën e premtuar, por i vdekur.

Fëmija, emri i të cilit nuk dihet, ishte një nga 1 mijë emigrantët që kanë vdekur në ujërat e Mesdheut këto 24 orë, në dy katastrofa të ndryshme, të cilat një lider europian i përshkroi si gjenocid.

Fëmija vdiq kur anija me të cilë lundronte ai me familjen u përplas në ishullin e Rodosit në Greqi.

Të paktën tre janë viktimat.

Një ditë më parë, 900 emigrantë, kryesisht afrikanë, vdiqën kur anija e tyre u mbyt në brigjet e Libisë.

Të mbijetuarit thanë se mbi 300 njerëz, mes tyre gra e fëmijë, u mbytën si minj në kafaze, pasi që nga trafikantët ishin vendosur në pjesën e poshtme të anijes.

Para pak kohësh, Shteti Islamik, prej nga po arratisen shumë emigrantë, pati paralajmëruar se “bomba” e radhës për Europën do të jenë emigrantët.

Ata thanë se një valë prej qindra mijëra njerëzish do të vërshojë si një “armë psikologjike”.

2 3 4 5 6 7