Prekazi me fjalë të mëdha pas fitores kundër Turqisë

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, është deklaruar shumë i lumtur për fitoren e ‘Dardanëve’ të rinj.

Sport

11/06/2019 23:00

Kosova U21 pas një paraqitje të mirë, ka mposhtur 3:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Turqinë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian për të rinj, shkruan lajmi.net.

“Ne jemi komb që kemi kualitet në futboll. Në fillim kam thënë që problemi do të jetë komponimi por me lojtarë kaq inteligjent është më lehtë të komponohemi”, ka deklaruar Prekazi për ‘Super Sport’.

“Dua të falënderoj ‘Dardanët’ që ju kanë dhënë përkrahje. Popullin e falënderoj që ka ardhur në numër kaq të madh”.

“Na ka ndihmuar edhe fitorja e Kosovës kundër Bullgarisë. Të gjithë e kanë parë që këtu ka kualitet, por nuk duhet te jemi euforik. Unë nuk e lejoj këtë. Ne kemi kualitet dhe besoj që pas 4-5 vitesh do të jetë një mini Kroaci”./Lajmi.net/