Prej shtatë komunave, katër nga VV fituan projekte nga qeveria, Hoti: Çfarë fati!

Është bërë e ditur se nga shtatë komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushteti Lokal, katër prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje. Për këtë është deklaruar edhe sh-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë “Çfarë fati”, shkruan lajmi.net. Hoti në postimin e tij, ka…

Lajme

23/08/2022 09:27

Është bërë e ditur se nga shtatë komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushteti Lokal, katër prej tyre janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Për këtë është deklaruar edhe sh-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë “Çfarë fati”, shkruan lajmi.net.

Hoti në postimin e tij, ka kujtuar se VV qeverisë në katër komuna prej 38 sa janë, dhe se katërtat prej tyre kanë fituar projekte nga qeveria.

“Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV. Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria. Çfarë fati!”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/