Prej nesër, kosovarët në Maqedoni vetëm me letërnjoftim por…

Lajme

16/04/2016 23:03

Nesër do të mbahet ceremonia solemne me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet e udhëtimit me letërnjoftime për shtetasit e të dy vendeve.

Ceremonia do të mbahet në hapësirën ndërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, konfirmon se Qeveria ka kaluar tekstin e marrëveshjes në kuvend dhe të dy qeveritë kanë obliguar Ministrat e Punëve të Jashtme që ta nënshkruajnë atë.

Sipas Hoxhës, duke u nisur nga e drejta ndërkombëtare dhe marrëdhëniet miqësore, me këtë marrëveshje shtetasit e njërit apo shtet tjetër, mund të hyjnë në territorin përkatës me letërnjoftime biometrike dhe pa viza, në të gjitha vend-kalimet kufitare./ Lajmi.net