Prej katër vjetësh kjo nënë çon në shkollë në krahë djalin e saj të paralizuar (Foto)

Që nuk ka asgjë më të rëndësishme se dashuria e një nëne e tregon edhe Kumrisan Gynesh, e cila që prej katër vitesh çon në shkollë në krahë djalin e saj të paralizuar.

Bota

08/03/2015 22:08

Kumrisan ka tre fëmijë, ndërsa më i vogli prej tyre, 14-vjeçari Ramazan, është paralizuar që nga mosha 10-vjeçare.

Për të mos mbetur pas në mësiem, nëna 60-vjeçare Kumrisan Gynesh e mban të birin në shpinë deri në shkollën që është një kilometër larg nga shtëpia e tyre.

2

Ramazani ka mbetur i paralizuar, pavarësisht operacionit ku mjekët tentuan t’i kthejnë aftësinë për të ecur normal si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Gynessh thotë se bën gjithçka për birin e saj që të jetë i lumtur dhe për të mos u ndjerë ndryshe nga fëmijët e tjerë.

4

Bashkëshorti i saj ishte bari, por për shkak të problemeve shëndetësore është detyruar ta braktisë atë punë. Kështu që tani nëna Kumrisan kujdeset edhe për të birin edhe për shëndetin e bashkëshortit të saj.

“Prej katër vitesh e dërgoj në shkollë duke e mbajtur në shpinë. Nuk ndjehem keq për këtë”, tregon Gynesh për Anadolu Agency (AA).

”Kur shoh fytyrën e djalit, e gjithë lodhja më ikën. Ramazani nuk ka miq, prandaj kohën kryesisht e kalon me mua”, thotë Gynesh.

“Nëna më rriti, më dërgon në shkollë, më kthen, më lan rrobat. Nëna ime është gjithçka për mua”, thotë 14 vjeçari Ramazan.

3