Prej 529 delegatëve, 528 sish votuan për Gruevskin

Kryetari i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, dhe kryeministër i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u rizgjodh në postin e liderit partiak edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Lajme

03/05/2015 15:15

Gruevski e mori mandatin e tij të katërt me 528 vota për, transmeton Zhurnal.mk.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga 560 delegatë, kanë votuar 529 prej tyre në Kongresin e 15 të VMRO-DPMNE-së që po mbahet në Kumanovë.

Në fakt, pos një fletëvotmi të pavlefshëm, të gjitha 528 votat e tjera kanë qenë për Gruevskin, i cili ishte kandidat i vetëm për kryetar të kësaj partie në këto zgjedhje.