Prej 19 tetor deri më 31 dhjetor këto rrugë do të mbyllen për qarkullim në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se nga data 19 tetor e deri më datën 31 dhjetor disa rrugë do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete.

Lajme

15/10/2019 12:47

“Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit, njofton Komuna e Prishtinës.

“Prej ditës së shtunë, 19 tetor deri me 31 dhjetor 2019, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, me qëllim të realizimit të punëve në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Arkitekt Karl Gega”.

Falenderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

No photo description available.