Preferencat e myslimanëve për llojet e mbulesave

Një studim i bërë në Lindjen e Mesme tregon se jo të gjitha vendet myslimane kanë preferencë të njëjtë sa i përket llojit të mbulesës të përdorura nga femrat. Ka përqindje të myslimanëve që mendojnë se gratë nuk duhet të mbulohen hiç.

Bota

10/01/2014 19:36

Mbulesa mund të jetë çështje kontroverse në Lindjen e Mesme. Shikuesit ndryshojnë në masë të madhe në brendësi të shteteve, duke reflektuar kështu diversitetin e opinionit në rajone të caktuara se si femrat duhet të vishen dhe ky debat është duke u bërë në masë të madhe.

Një varg i madh i opinionit ka ndryshuar këto të dhëna, të bëra nga Qendra Kërkimore Pew Research Center, duke treguar rezultatet e njerëzve në 7 shtetet e Lindjes së Mesme, të cilët i janë përgjigjur kësaj ankete – që është një studim i kryer nga Universiteti i Michiganit me titullin “Cila prej nga 6 stilet e veshjes është më e përshtatshme për femrat”?

 

Tabela

Fillimisht, një çarje në mes të opinionit për veshjen tradicionale për femrat myslimane. Stili shkon sa andej-këndej, nga veshja më konservative tek ajo më sekulare, edhe pse kjo gjë është e pasaktë.

Numër 1 veshja “Burka”, veshja me të cilën identifikohet Afganistani, veshje kjo që nuk është futur në opsionet e kësaj ankete.

Numër 2 “Nikabi”, veshje kjo që më shumë haset në Arabinë Saudite.

Numër 3 “Ferexhja”, veshje kjo që më shumë lidhet me interpretimet konservative të myslimanëve Shiit, posaçërisht në Iran.

Numër 4 veshja më bazike e quajtur “al-amira”, veshje kjo që përdoret shumë në të gjitha vendet ku ka myslimanë, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Numër 5 është shamia e thjesht e vendosur në kokë.

Numër 6 është veshja e stilit sekular që shpreh qëndrimin e mospërdorimit të shamisë, ose siç njihet ndryshe, kundërshtimit të bartjes së mbulesës.

(Fatkeqësisht, ky studim nuk i ka të ndara rezultatet në bazë të gjinisë, duke bërë kështu që përgjigjet e të dy gjinive të japin një rezultat të përbashkët).

Janë disa detaje interesante të cilat kanë dalë në sipërfaqe. Shtetet të cilat e konsiderojnë se mbulesa nuk duhet të mbahet, pra tipi i veshjes numër 6, është më i përshtatshëm në Liban (edhe pse këtu ka një keqkuptim, pasi që shumica e të anketuarve janë deklaruar se i përkasin fesë Katolike) dhe Turqi, shtet në të cilin është duke u zhvilluar një luftë e ashpër kulturore në mes të islamistëve dhe sekularëve, në këto dekadat e fundit. Edhe në Tunizi, 15 % e të anketuarve kanë zgjedhur këtë opsion; shtet i cili ka një mbështetje për sekularizmin, shtet i cili për dekada ka qenë i udhëhequr nga diktatorë sekularë. Përndryshe, kanë qenë shumë të pakët personat nga shtetet e Lindjes së Mesme që kanë preferuar që të zgjedhin këtë opsion.

Shtetet të cilat kanë mbështetur veshjet më konservative për femrat janë deri më tani Arabia Saudite dhe Pakistani. Amerikanët jo gjithmonë i shohin këto dy shtete njëjtë konservative, sepse në të vërtetë ato janë shumë të ndryshme në shumë mënyra, por kjo është një përkujtesë se konservatorizmi fetar është “futur” shumë thellë në këto dy shtete.

Është interesante, se në Pakistan, opinioni i njerëzve është ndarë në dy lloje të veshjeve, në mes të Nikabit dhe Ferexhes; kjo gjë mund të ndodhë për shkak se Pakistani ka një minoritet të myslimanëve shiit, të cilët mund të kenë votuar për Nikabin.

Është për t’u habitur se si 11 % të sauditëve preferojë veshjen Burka, e cila është një veshje ultra-konservative, veshje me të cilën më shumë identifikohet Afganistani.

Ndoshta statistikat që thonë më shumë janë përqindja e njerëzve që kanë zgjedhur opsionin 4 dhe 5, përkatësisht veshja al-amira dhe shamia e thjeshtë. Këto shifra ndoshta nuk tregojnë një stil të sekularizmit perëndimor, por rezultatet janë shumë liberale, duke nisur nga mbulesa e cila lejon që të tregohet një pjesë e fytyrës deri tek shamia e kokës, deri tek niveli i cili lejon që të mbulohet vetëm fytyra. Këtë gjë mund ta quani edhe si një garë në negociatat në mes të forcave shoqërore. Është shumë interesante se si sa shumë persona në Pakistan dhe në Egjipt zgjodhën këto opsione, duke sugjeruar për një lloj ndarje të mendimit në mes të shteteve të cilat avokojnë për heqjen komplet të mbulesës dhe të mbështetëse të cilët kanë qejf t’i marrin gjërat më shtruar.

Mbulesa është një çështje shumë e ndjeshme në vendet e Lindjes së Mesme, në shumë mënyra dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me veshjen. Është lufta në mes të fesë dhe identitetit laik, në mes të nivelit të lejuar për gratë në mënyrë që të krijohet një barazi dhe më mes të përqafimit apo kundërshtimit të normave shoqërore të cilat shihen si tipare të dallueshme islamike.

Rezultatet më interesante nuk janë të paraqitura në këtë tabelë: se sa njerëz në secilin shtet të anketuar mendojë se femrat mund të veshin çfarë të duan.

Ju mund të prisni që njerëzit të thonë “PO”, që gratë të mos mbulohen më. Por, kjo gjë nuk ndodh kështu. Sauditët janë më shumë përkrahës të lirisë së femrave, më shumë sesa për shembull egjiptianët dhe irakianët, anipse sauditët tentojnë që të jenë më shumë pro veshjeve më konservative.

Kjo është përqindja e të anketuarve të cilët thanë se femrat duhet të kenë të drejtë të zgjedhin veshjen e tyre:

Tunizia: 52%

Turqi:  52%

Liban: 49%

Arabia Saudite: 47%

Irak: 27%

Pakistan: 22%

Egjipt: 14%

Ky rezultat më lart duhet të jetë një përkujtues i mirë për të gjithë ne që barazojmë këtë gjë në vendet perëndimore, preferenca për mbulesën nuk paraqet gjithmonë një besim të njëjtë tek të gjithë se femrat nuk kanë të drejtë që të zgjedhin veshjen e tyre.

Devotshmëria dhe feminizmi nuk është gjithmonë i njëjtë. Por, akoma është keq, sepse disa shtete të cilat mbështesin të drejtat bazike për liri, vetëm gjysma e tyre i mbështesin këto të drejta.

 

(The Washington Post)