Sërish ulje emergjente në aeroportin e Beogradit, u sëmur pasagjeri

Edhe një avion i aviokompanisë turke “SunExpress” ka bërë ulje emergjente në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” sot, pasi një pasagjer u sëmur gjatë fluturimit.

Lajme

27/05/2016 11:55

Avioni “Beoing 737-800” po fluturonte drejt Mynihut nga Ankaraja, transmeton KosovaPress.

Siç raportojnë mediat serbe, pasagjeri 60-vjeçar ka marrë ndihmë mjekësore dhe të gjitha shërbimet e aeroportit kanë respektuar procedurat.

Avioni do ta vazhdojë fluturimin drejt Mynihut posa të plotësohen kushtet, thuhet në një sqarim të aviokompanisë.

Një incident tjetër ndodhi dje me një avion të “Turkish Airlines”-it, kur avioni u detyrua të bëj ulje emergjente në aeroportin e Beogradit për shkak se u gjet një telefon i dyshimtë në bord.