Prapë shpërthim në Veri

Persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, me gjasë bombë dore, në terasën e banesës së kandidatit të “Listës Serbe” Ninoslav Gjeric në Mitrovicën e Veriut. Kësaj radhe, Beogradi dënoi ashpër incidentin.

Lajme

19/10/2013 09:08

Pak pas mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, me gjasë bombë dore, në terasën e banesës së Ninoslav Gjeric, kandidat për këshilltar komunal i Iniciativës Qytetare Serbe, subjekt i mbështetur nga Qeveria serbe.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Në momentin e shpërthimit, Ninoslav Gjeric ka qenë në shtëpi bashkë me gruan dhe vajzën e tij, raporton Tanjug.

Ky është sulmi i dytë me mjet shpërthyes në Mitrovicën e veriut brenda 24 orëve.

Në sulmin e parë, cak ishte banesa e një kandidati të Partisë së Pavarur Liberale (SLS) e cila është e afërt me institucionet e Kosovës.

Por përderisa në sulmin e parë, Beogradi qëndroi ashpër, sulmin e mbrëmshëm, ku ishte cak një kandidat i Iniciativës Qytetare Serbe , qeveria serbe e ka dënuar me fjalët më të ashpra.

Kjo është edhe një përpjekje tjetër që serbët dhe frikësohen dhe të pengohen për të dalë në zgjedhje, ka thënë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kjo zyrë ka thënë gjithashtu se “vetëm fitorja në zgjedhjet e 3 nëntorit sjell te themelimi Bashkësisë së Komunave Serbe, përmes të cilës serbët do të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”.