Prapë pa rrymë

Vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike nga ana e KEDS.

Lajme

14/03/2015 08:48

Kësaj radhe njoftojnë se sot nga ora 11:00 deri në orën 16:00 do të mbesin pa energji fshatrat e rajonit të Podujevës, si fshati Penuhë, Godishnjak, Lluzhan, Shakovicë, Sallabajë, Majac, Zhegrovë, Lupç, Popovë, Tenezhdoll dhe Vranidoll.

Shkyçja bëhet me qëllim të vendosjes së ormanit 0.4 kV.

Ndërsa, gjatë orës 11:00 deri në orën 16:00 pa energji do të mbesin fshatrat: Surkish, Ballovc, Lladoc, Sfeqël, Dumosh, Shjakoc, Surdull, Hertice, Drazhnje, Rakinicë dheTuriçicë.

Shkyçja bëhet me qëllim të riparimit të ormanit 0.4 kV dhe vendosjes së ndërprerësit.

E prej orës 10:00 deri ne orën 16:00 nuk do të kenë energji do të mbesin: një pjesë e qytetit Shtërpces Biti e Ulët dhe e Epërme, Palo, Shushiq, Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firajë dheBrod.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të siguresave 10 kV , bazave të siguresave,shkarkuesve të mbitensionit dhe pastrimit të traseve.

E pa energji përveç fshatrave, sot do të mbesin edhe shumë lagje në kryeqytet.

Prej orës 10:00 deri në orën15:00 pa energji do të jenë rrugët Rrustem Statovci, Halil Alidemaj,Tringë Smajli, S.Maroviq, Zeki Sylemaja dhe Mustafa Kruja.

Prej orës 10:00 deri në orën15:00 pa energji do të jenë do të mbesin rrugët: Adrian Krasniqi, Bedri Shala, Sokol Sopi dheLatif Berisha.

Si dhe pa energji do të mbesin të gjithë ata që furnizohen nga Trafostacioni distributiv 10/04 kV Rezervoari 3, prej orës 10:00 deri në orën15:00.

Shkyçjet do të bëhen me qëllim të kryerjes së punimeve në rrugët “Rrustem Statovci” dhe “Isa Kastrati”.