Prapaskenat interesante të kontratës që do nënshkruajë Benzema me Real Madridin, refuzoi rinovimin për tre vite

Real Madrid ditëve në vijim do ta bëjë zyrtare rinovimin e kontratës së sulmuesit Karim Benzema.

Sport

01/08/2021 17:14

Por, francezi ia ka bërë të qartë klubit se kontratën që do nënshkruajë, në rast që nuk përformon në nivelin e tij, atëherë do largohet më herët, transmeton lajmi.net.

Sipas medias spanjolle, ABC, për këtë arsye, Benzema ka refuzuar rinovimin deri më 2024.

Sulmuesi nuk dëshiron të jetë mos mirënjohës nga klubi që i dha gjithçka, andaj nëse nuk e sheh vetën në top formë, do largohet para vitit 2023.

Francezi refuzoi të nënshkruajë kontratë trevjeçare deri më 2024, sepse dëshiron të sheh si ndihet në të ardhmen.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Zidane, që vendosi të pensionohet në vitin 2006, edhe pse kishte edhe një vit në kontratë.

Benzema është përafërsisht i njëjtë me Zidane, andaj ka vendosur t’i luajë aq sa ndihet mirë.

Sulmuesi do nënshkruajë kontratë me pagë zbritje prej 10 për qind në vitin e parë dhe 15 për qind në edicionin e dytë.

Kujtojmë se Benzema është lojtari i pestë me më shumë ndeshje te Reali 559 dhe synon të bëhet golashënuesi i dytë i të gjitha kohërave te “Los Blancos”.

Benzema ka shënuar 279 gola dhe dëshiron ta thyejë rekordin e Santillana me 290, Di Stefano me 309 dhe Raul 323 brenda këtyre dy viteve. Rekordi i Cristianos me 451 është i paprekshëm./Lajmi.net/