Prapaskenat e transferimit të Rabiot te Juventus, Sarri e preferoi përpara yllit të Real Madrid

Adrien Rabiot kaloi këtë verë nga Paris Saint-Germain te Juventus si transferim i lirë.

Sport

29/09/2019 16:01

Gjithsesi, mesfushori italian nuk ishte zgjedhja e parë e drejtuesve të Juves përpara ardhjes së Maurizio Sarrit.

‘Bardhezinjët’ ishin në kërkim të mesfushorit të Real Madrid, Isco – por që në fund transferimi i tij dështoi, transmeton lajmi.net.

Ish-tekniku i Chelseat e preferoi Rabiot përpara yllit spanjoll për shkak të mbrojtësit De Ligt.

Sarri ka menduar që ish-lojtari i PSG do ta ndihmonte më shumë në fazën defanzive mbrojtësin holandez dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore e transferimit të tij. /Lajmi.net/