Prapanica e fortë e Ancelottit
Carlo Ancelotti ka thënë se nuk ndikohet aspak nga parashikimet dhe presioni i madh në Real Madrid, duke shpjeguar se pas gati dy dekadash në detyrën e trajnerit “prapanica ime i reziston edhe tërmetit”. Italiani ka fituar tituj të ligës në Angli, Itali dhe Francë, si dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve me Milanin.…
Sport
Carlo Ancelotti ka thënë se nuk ndikohet aspak nga parashikimet dhe presioni i madh në Real Madrid, duke shpjeguar se pas gati dy dekadash në detyrën e trajnerit “prapanica ime i reziston edhe tërmetit”.
Italiani ka fituar tituj të ligës në Angli, Itali dhe Francë, si dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve me Milanin.
Mirëpo, ai tani është i ngarkuar me detyrën e udhëheqjes së Los Blancos drejt titullit të dhjetë kontinental, që u mungon nga viti 2002.
Por, Ancelotti insiston se nuk bëhet merak për vëmendjen dhe presionin.
“Prapanica ime i reziston edhe tërmetit sepse kam gjithë përvojën e kësaj bote”, deklaroi trajneri 54-vjeç gjatë një interviste për Financial Times.
“Nuk zhgënjehem sa herë që rezultatet nuk janë të mira, nuk jam aq i lumtur kur rezultatet janë të mira. Nuk mendon se ekziston presion i madh mbi mua sepse e dua këtë punë. Presioni ndaj trajnerëve është gjë e zakonshme”, u shpreh ai.