Pranvera dhe fillimi i verës do të jenë ‘ëndërr’ për tifozët e boksit

Stina e pranverës dhe fillimi i verës do të jenë fantastike për adhuruesit e boksit.

Sport

21/03/2019 13:03

Në këtë periudhë kohore, do të ketë shumë duele interesante në boks, me boksierë si Anthony Joshua e Deontay Wilder që do të zbresin në ring.

Ndër duelet më interesante për këtë kohë është vendosur edhe ai i Shefat Isufit që do të përballet me Billy Joe Saunders, përcjell lajmi.net.

Amir Khan do të kthehet përsëri në ring, më 21 prill, për tu përballur me kundërshtarin Terence Crawford.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa prej dueleve më interesante që do të zhvillohen nga 13 prilli deri më 15 qershor.

13 prill: Vasyl Lomachenko vs Anthony Crolla

20 prill: David Allen vs Lucas Browne

21 prill: Amir Khan vs Terence Craëford

27 prill: Zolani Tete vs Nonito Donaire

5 maj: Canelo Álvarez vs Daniel Jacobs

18 maj: Deontay Wilder vs Dominic Breazeale, Naoya Inoue vs Emmanuel Rodríguez and Josh Taylor vs Ivan Baranchyk

1 qershor: Anthony Joshua vs Jarrell Miller

15 qershor: Josh Warrington vs Kid Galahad /Lajmi.net/