Pranga vendore për policët e EULEX’it

Dy pjesëtarë të Policisë së EULEX’it, të cilët ishin në gjendje të dehur, janë arrestuar nga policia sot rreth orës 2:00 të mëngjesit.

Lajme

22/11/2013 09:30

Dy policë ndërkombëtarë raportohet se janë vënë në pranga nga kolegët e tyre vendas mbrëmë në Mitrovicë.

Siç raporton Kosovapress, dy pjesëtarë të Policisë së EULEX’it të cilët ishin në gjendje të dehur, janë arrestuar nga policia sot rreth orës 2:00 të mëngjesit.

Sipas këtyre burimeve, ata kanë qenë duke kënduar dhe thyer shishe në qendër të qytetit të Mitrovicës në momentin kur janë ndaluar.

“Njësitë e stacionit të policisë në jug kanë ndaluar dy policë gjermanë të EULEX-it në gjendje të dehur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, të cilët ishin duke thyer shishe dhe shqelmuar gjëra afër shitoreve. Të njëjtit janë sjellur në stacionin policor dhe pas njoftimit të eprorëve të tyre, ata janë liruar”, kanë thënë burimet e Kosovapress.

Ky rast nuk është përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.