Pranga dy personave, kërkoheshin për drogë dhe prostitucion

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë vënë sot në pranga nga blutë e Beratit.

Lajme

06/12/2016 16:54

Bëhet flalë për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe një tjetër të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se sot është bërë e mundur prangosja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Dashnor Oshafi, 29 vjeç, banues në Urë Vajgurore.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Maksimumi i dënimit sipas ligjit italian është 25 vjet burg për këtë shtetas.

Po në kuadër të këtij plani masash, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Afrim Domi, 39 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, raporton “Albeu”.