Praktikoni këto 10 shprehi për të jetuar një jetë më të lumtur

Të gjithë i kemi ato momentet në jetën tonë, kur e vlerësojmë vehten dhe përfundojmë duke mos qenë të kënaqur, dhe pyesim gjithnjë se si disa njerëz arrijnë të zhvillojnë karrierë të suksesshme përderisa shijojnë çdo ditë të jetës së tyre, dhe e gjithë kjo neve na duket misterioze. Por e vërteta qëndron se suksesi dhe lumturia nuk janë të kufizuara me diplomën tuaj të universitetit, madhësinë e llogarisë bankare, apo kapacitetin mendor. Por, ka trajtime të veçanta dhe detaje të vogla të cilat do të mund t'ju ndihmojnë që të ecni para dhe të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

Lajme

14/09/2015 14:16

Këto janë 10 shprehi të mundshme dhe të thjeshta, të cilat do t’ju ndihmojnë që të jeni më i suksesshëm, në jetën tuaj personale dhe profesionale.

 

1. Ushqehuni mirë
Më e rëndësishmja është që të mbani një mënyrë të shëndetshme të të jetuarit nëse dëshironi të arrini suksese të mëdha. Filloni me një dietë të balansuar e cila përmbanë ushqyesit esencial. Qëndroni të hidratuar duke konsumuar shumë ujë çdo ditë. Shmangni ushqimin e shpejtë (fast-food) dhe kurrsesi mos i harroni frutat dhe perimet kur shkoni për të bërë pazar herën tjetër.

2. Bëni gjum të mjaftueshëm
Gjumi është faktori më i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Luan një rol shumë të veçantë në riparimin e zemrës tuaj dhe enëve të gjakut, përmirëson memorjen dhe rritë produktivitetin dhe kreativitetin tuaj. Mundohuni të zhvilloni një orar të rregullt të shkuarjes në shtrat, në mënyrë që të shmangni pagjumësinë dhe ankthet. Mundohuni të zvogëloni zhurmat, dritën dhe nxehtësinë apo ftohtin në hapësirën ku flini. Kohëzgjatja mesatare e gjumit duhet të jetë 8 orë.

3. Lexoni
Aq e thjeshtë sa mund t’ju tingëlloj, leximi i disa faqeve çdo mbrëmje kontribuon në suksesin tuaj personal dhe atë profesional. Shumë ekspertë të ndryshëm thonë se leximi redukton stresin dhe ndjenjat e presionit dhe ankthit. Leximi gjithashtu përmirëson kujtesën dhe aftësinë e të menduarit analitik, gjë që mund të jetë shumë e rëndësishme në punën apo profesionin tuaj. Gjithashtu mos e harroni se çdo gjë që lexoni ju jep njohuri të re, perspektivë të re, dhe një botë më të gjerë të mundësive.

4. Mos flisni për të tjerët
Thashethemet më shumë i komplikojnë jetët tona se sa i thjeshtësojnë. Edhe pse ndonjëherë na bën të ndihemi mirë kur merremi me thashetheme, mos harroni se ajo që thoni për të tjerët ka shumë mundësi që të mos jetë e vërtetë. Të flasësh për gabimet apo fajet e të tjerëve do t’ju bëjë që t’i harroni të tuajat – edhe pse ju jeni duke folur për kundërshtarët tuaj, apo për ata të cilët nuk i duroni dot. Thashethemet shkatërrojnë marrëdhëniet dhe besimin. Nëse dëshironi që të bashkangjiteni në një bisedë, mundohuni të bashkoheni në një bisedë kuptimplotë. Qëndroni pozitiv në fjalimet tuaja dhe shmanguni nga pjesmarrja në ndonjë të tillë me negativitet.

5. Shmangni zemërimet
Ndjenjat negative si zemërimi na vendosin në një ‘disponim’ të mbijetesës, dhe në një moment të tillë ndihemi jashtë kontrollit. Nganjëherë zemërimi i mbledhur për një kohë të gjatë mund të ndikojë në gjëndrën e adrenalinës dhe sistemin imunitarë. Secilën herë kur kaploheni nga zemërimi apo ngutshmëria, uluni në një vend të qetë, merrni frymë thellë dhe jepini vetes një moment që ta lironi mendjen tuaj. Shkoni në një vend ku ka dritë dielli dhe meditoni për pak momente. Kur ndiheni i zemëruar, mundohuni të kujtoni që të jeni falënderues për gjërat e vogla në jetë dhe qeshni sa më shumë që mundeni.

6. Kaloni kohë me familjen tuaj
Dr. Michael Woodward, një psikolog i organizimit dhe auotori i librit ‘Plani Ti’ thotë se shfrytëzimi kohës për biseda me familjen tuaj, të flisni me fëmijët tuaj, apo edhe të luani me kafshët shtëpiake janë shprehi shumë të rëndësishme me shumë përfitime. Si njerëz, ne duhet të jemi aktiv me njëri tjetrin dhe t’i dëgjojmë tregimet e njëri-tjetrit. Koha e kaluar me familjen gjithashtu ndihmon që të krijoni kujtime të lumtura dhe ju bën që të ndiheni të sigurtë dhe të fortë.

7. Rrethohuni me pozitivitiet
Edhe pse ndjeheni se jeni m’poshtur nga lodhja, dështimet apo ndonjë emocion tjetër depresiv, është shumë me rëndësi që të gjeni kohë dhe të reflektoni në momentet pozitive gjatë ditës, përkundër faktit se sa e keqe ka qenë ajo ditë, dhe festoni edhe për sukseset më të imëta. Mundohuni që gjithnjë të jepni falënderime dhe mos e merrni asgjë me kushte. Mos u përqëndroni në ‘dua t’i kem të gjitha’ – por në vend të saj fokusohuni në ‘vlerësoni të gjitha’. Gjithnjë kujtojeni se opsionet dhe mundësitë janë të pa-fundme.

8. Bëjeni punën sa më mirë që mundeni
Kjo nuk do të thotë që të shkëlqeni në gjithçka dhe të jeni më i miri në atë që bëni. Mësohuni si të realizoni punën tuaj sa më mirë, dhe të përcillni zhvillimin e saj. Veproni profesionalish dhe paraqituni me qëndrim pozitiv në vendin tuaj të punës. Merrni iniciativa dhe shkëmbeni përkrahjen, mundohuni të mos i merrni kritikat shumë personale, kjo do t’ju ndihmojë t’i njihni dobësitë që janë të pa-dukshme.

9. Bëni punë vullnetare
Për shumë njerëz kjo mund të tingëlloj si humbje e kohës apo edhe e mundit, por puna vullnetare në fakt do t’ju ndihmojë që t’i zhvilloni aftësitë tuaja teknike, sociale, dhe akademike; të cilat nuk do të mund t’i mësoni në shkollë. Vullnetarizmi gjithashtu ju mundëson që të krijoni lidhje të reja me njerëz nga të gjitha fushat e ndryshme dhe ju jep një ndjenjë të vlefshme të arritjes e cila do të ndikojë jashtë mase në rritjen e vetë-vlerësimit. Kur i ndihmoni të tjerët dhe nuk prisni asgjë në kthim, ju gjithashtu e ngritni ndjesinë e modestisë dhe përfitoni respektin e të tjerëve.

10. Thjeshtë, hiqni dorë nga shprehitë e këqija
E fundit, por jo edhe pak e rëndësishme – hapi i cili do të ndikojë që ju të jetoni njëmend një jetë më të lumtur është heqja dorë nga shprehitë e këqija si pirja e duhanit apo edhe konsumimi i pijeve alkoolike, edhe pse heqja dorë nga këto është një proces i gjatë dhe i ngadalshëm. Shikoni më pak televizion, mundohuni të kaloni më pak kohë duke përdorur telefonin tuaj apo tabletin tuaj, dhe lexoni ndonjë libër apo magazinë në vend të tyre. Mundohuni që të shmangni pijet alkoolike dhe ushqimin e rëndë para se të shkoni në shtrat.

Dhe për të përmbledhur të gjitha ato që u përmendën më lartë dhe për të pasur më të lehtë ‘ecjen’ në të gjithë ato hapa, mundohuni që t’i shmangni ndjenjat dhe mendimet negative të cilat mjerojnë jetën tuaj si; xhelozinë, fajin, urrejtjen, dhe stër-mendimin. Vetëm mundohuni që të kujdeseni më shumë për veten tuaj në çdo mënyrë të mundshme.
/lajmi.net