Pozita jashtë loje e automatizuar, Wenger: Është gati për Katar 2022

Bota e futbollit mund të përjetojë një tjetër risi teknologjike.

Sport

08/04/2021 20:45

Fjala bëhet për automatizimin e pozitës jashtë loje, një ide që është duke e avokuar ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, shkruan lajmi.net.

Wenger foli për detajet e idesë në një intervistë për “The Times”.

“Do të jetë në gjendje të tregojë automatikisht pozicionin e topit dhe të lojtarëve duke transmetuar një mesazh të menjëhershëm tek gjyqtari anësor”, tha ai.

“Kjo do të shpejtësojë gjithashtu edhe kohën e vendimmarrjes, pasi do të jetë më i saktë”, tha francezi.

“Automatizimi do të arrinte fillimisht në dhomën e VAR-it dhe pastaj tek gjyqtari anësor, jam në favor për ta automatizuar procesin në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë”, tha Wenger.

Por për të ardhur në jetë kjo ide, do të duhej që FIFA të merrte aprovim nga IFAB- Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit./Lajmi.net/