Pothuajse zyrtare: Real Madrid arrin marrëveshje me Eden Hazard

Eden Hazard ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Sport

05/12/2018 20:19

Real Madridi po e transferon Eden Hazardin përfundimisht.

Skuadra spanjolle do të ofroj 100 milionë euro dhe një lojtar te Chelsea, në mënyrë që ta transferojë belgun, përcjell “lajmi.net” nga ‘Onda Madrid’.

Hazard kishte bërë me dije në disa intervista se ai e ka ëndërr që të luajë te Real Madridi, ndërsa në verën e ardhshme do të kalojë në ‘Santiago Bernabeu’.

Belgu ka thënë se ai nuk do të largohet nga Chelsea në janar, pasi ka respekt për klubin, ndërsa në verë do të kalojë te kampioni i trefishtë evropian. /Lajmi.net/