Pothuajse e kryer, Origi në verë kalon te Milan
AC Milan ka përshpejtuar në negociata për transferimin e qendërsulmuesit të Liverpoolit, Divock Origi.

Sport
Origi do jetë agjent i lirë në verën e ardhshme dhe duket që ka vendosur të veshë fanellën e “Rossonerëve”, transmeton lajmi.net.
Gazetari i njohur “Antonio Vitiello”, raporton se kalimi i Origit te Milan është thuajse e kryer.
“Origi – Milan është përshpejtuar pas takimit dy ditë më parë në Milano me agjentët e sulmuesit. Ishte propozuar tashmë në janar, por operacioni u realizua vetëm së fundmi”, shkroi ai.
#Origi–#Milan accelerata dopo incontro di due giorni fa a Milano con gli agenti dell'attaccante. Era stato proposto già nel mese di gennaio ma l'operazione è entrata nel vivo solo recentemente.
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) March 16, 2022
Ndërkohë, Milan është në negociata edhe me Lillen për shërbimet e qendërmbrojtësit Sven Botman./Lajmi.net/