Pothuajse dy vite nga vërshimet në Obiliq, bujqve ende nuk iu janë kompensuar paratë për dëmet e shkaktuara
Vërshimet që iu sollën dëme të mëdha në fushë-veprimtarinë e tyre bujqve të Obiliqit, ndodhën në vitin 2023. Ndonëse për këtë komunë u premtuan se do të kompensohen afro 190 mijë eurot e dëmeve që iu kishin bërë, këta qytetarë të Obiliqit ende nuk e kanë pranuar asnjë cent. Në një intervistë për lajmi.net, disa…

Lajme
Vërshimet që iu sollën dëme të mëdha në fushë-veprimtarinë e tyre bujqve të Obiliqit, ndodhën në vitin 2023.
Ndonëse për këtë komunë u premtuan se do të kompensohen afro 190 mijë eurot e dëmeve që iu kishin bërë, këta qytetarë të Obiliqit ende nuk e kanë pranuar asnjë cent.
Në një intervistë për lajmi.net, disa bujq të zhgënjyer nga ky injorim që iu është bërë nga organet shtetërore.
“Halli jonë është që kemi pas vërshime në vitin 2023, edhe ne I kena dorëzu dokumentet në komunë. Komuna pastaj i ka dorëzu dokumentet te rastet emergjente, emergjenca I ka aprovu dokumentet I ka dorëzu në Qeveri por Qeveria neve kurrfarë përgjigje nuk po na jep. Kemi bë kërkesa, unë më së paku nja 15 herë jam kanë në Ministri të Bujqësisë, në Qeveri. Qeveria thojnë jëmi tu I kontrollu dokumentet që kanë bë keqpërdorime Komuna e Skënderajt, nuk e di çka po bëhet, veç e di që na bujqit jemi në hall. Kemi borxhe që duhet me I pagu ato”, ka thënë njëri nga bujqit I cili ka pësuar dëme nga vërshimet.
Ai për lajmi.net ka treguar se kultivon grur dhe speca ndërsa sipas tij, Qeveria ka për t’I ndarë 3600 euro për të.
Një nga bujqit tjetër të këtij fshati ka treguar se gjithashtu edhe ai po përballet me problemin e njëjtë, pasi që tash po thuajse dy vite pas vërshimeve ende nuk I janë kompënsuar dëmet.
“Na kanë thënë se kërkesa është drejtuar në komisionin për AME në Qeveri edhe ne kemi qenë disa herë në Qeveri, kemi pas takime edhe me zëvëndësin e Ministrit, kemi tentu të bisedojmë edhe me Hekuran Muratin, kemi lënë takime por nuk na ka prit. Herën e fundit kam qenë para 10 ditë në Ministri edhe kemi kërku të bisedojmë me dikë nga Qeveria por nuk na kanë pranuar përpos telefonit që na kanë thënë se jemi duke punuar, lënda është në procedurë. Ne jemi në hall, neve na ka mbet edhe një muaj sezona me fillu me punu tokën, I kisha bërë apel Qeverisë apo Ministrisë që të na marr parasysh sepse ne jemi prodhues edhe duhet me na përkrah patjetër. Jemi me borxhe, me humbje kemi punu”, ka thënë ai para kamerës së lajmi.net.
Bujqit kanë treguar se ministri I Financave Hekuran Murati I ka bllokuar kontaktet e tyre pasi ata kanë kërkuar nga ai atë që iu takon, parat për dëmin që I kanë shkaktuar. /Lajmi.net/
Video: