Postoi foto të ushqimit që bleu për familjet në nevojë, Olti Curri i reagon Taynës

Olti Curri i ka reaguar Taynës pasi publikoi foto të ushqimeve që i kishte blerë për familjet në nevojë.

ShowBiz

24/05/2019 19:58

Tayna një orë më parë publikoi një fotografi në rrjete sociale, përmes së cilës tregoi se ka blerë ushqim për familjet në nevojë, shkruan lajmi.net.

Në imazhin ku shihet bagazhi i mbushur me ushqim, rep-artistja kishte shkruar “Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”.

Por, këtë veprim të postimit të imazhit me ushqim për familjet në nevojë, Olti Curri e vlerëson si gjë të gabuar.

“O Tayna na i solle zorret ne fyt qe publikon keto “bamiresite”…Per 50 Euro pazar shkon ben story tjeram kujton qe do i japin titullin shenjtore “Nene Tayna”. /Lajmi.net/