Postimi prekës i babait të shqiptares së vrarë Angli nga burri i saj

Babai i vajzës 25-vjeçare nga Tropoja që u vra në Londër, ka thyer heshtjen përmes profilit të tij në facebook. Edhe pse në ditë zie, ai ka treguar historinë e martesës së vajzës Elidona Demiraj me Arben Rexhën, bashkëshorti që e vrau me thikë.

Lajme

07/02/2016 16:27

Demiraj rrëfen se familja e tij është me origjinë nga fshati Begaj i Tropojës dhe se vajza e tij u arsimua në Tropojë. Më pas ajo u diplomua në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, njoftojnë mediet shqiptare.

Demiraj bën me dije së fejesa e vajzës së tij, më atë që do të bëhej vrasësi i saj, u krye në tetor të vitit 2013. Emri i bashkëshortit të saj është Lulzim Qeleposhi, ndërsa në Angli ai njihet me emrin Arben Rexha, transmeton lajmi.net

Çifti kishin vetëm 3 muaj të martuar kur Rexha vendosi që ta merrte me vete në Angli, duke i privuar asaj dashurinë, lumturinë si dhe jetën:

“Ky bashkëshort kriminel jo vetëm që i privoi dashurinë dhe lumturinë, buzëqeshjen e saj të ëmbël që për 25 vite nuk iu largua asnjë çast nga fytyra e saj, i privoi, i mohoi e i mori atë që ia fali Zoti, jetën, në kulmin e rinisë së saj. Uroj që rasti i vajzës time të mos i trokasë në derë askujt dhe askund”, shkruan Halil Demiraj. /lajmi.net