Postimi i vjetër i Maddison dëshmon se lojtari e pëlqen Arsenalin dhe urren Tottenhamin

Vazhdojnë të këtë raportime lidhur me kalimin e mesfushorit të Leicester Cityt, James Maddison te Arsenal.

Sport

04/08/2021 08:29

Anglezi ka shkëlqyer gjithë këtë kohë te Leicester dhe tani ndoshta është radha që t’i bashkohet klubit të madh anglez, transmeton lajmi.net.

Arsenal e sheh Maddison si pasuesi adekuat i Mesut Ozil dhe lidhja e lojtarit me klubin dëshmohet të jetë qysh më herët.

Në vitin 2012, respektivisht 2013, Maddison në profilin social “Twitter” kishte shkruar se e urren Tottenhamin, derisa sulmuesin Gareth Bale e kishte quajtur majmun.

“Shpresoj që Luis Suarez të shkatërrojë Tottenhamin sot, nuk më pëlqen Spurs. Sidomos ai majmuni që të gjithë janë duke folur”.

“E urrej Gareth Bale me pasion, qetësohu majmun, Wilshere është 10 herë më i mirë se ti shimpanze”, kishte shkruar ai.

Ndërkohë, thuhet se Arsenal ka ofruar 60 milionë euro plus një lojtar për shërbimet e Maddison./Lajmi.net/