Maqedonia dhe Kosova, marrëveshje për pulla të përbashkëta postare

Promovimi i turizmit malor të Kosovës dhe Maqedonisë në nivel ndërkombëtar është qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjes për emitimin e pullave të përbashkëta postare në mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Lajme

10/03/2016 19:10

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po realizohet ajo që paraprakisht ishte premtuar theksoi drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi.

“Nënshkruam kontratë për emitim të përbashkët të një pulle postare, ku për motiv kryesor do të ketë promovimin e turizmit malor. Domethënë atë që para vitit te ri e paralajmëruam shtypjen e pullave të përbashkëta postare me drejtoritë postare ku për qëllim do ta kenë turizmin, veç me i ndërmarrim hapat më konkret drejt realizimi”  tha drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Fadis Rexhepi.

Kosova dhe Maqedonia kanë shumë vende të cilat duhet promovuar u shpreh, drejtori i postës së Kosovës Sadi Hoxha.

“Të dy vendet tona, kanë shumë vende atraktive edhe për turizëm, dhe ideja jonë është që përmes promovimit të pullave tona postare në aspektin ndërkombëtar ti njoftojmë vendet e tjera, për vendet atraktive që i kanë Kosova dhe Maqedonia, për të zhvilluar turizmin. Por, natyrisht që ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë të bashkëpunimit, do të organizojmë edhe seminare të ndryshme në grupet tona teknike të ekspertëve në mënyrë që të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerin tonë strategjik”, tha Sadi Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Postës së Kosovës.

Memorandumi i nënshkruar mes drejtorëve të postave të dy vendeve përfshin bashkëpunim në më shumë sfera të problematikës postare, me qëllim të shkëmbimit të përvojave e përbashkëta.

Drejtorët e postave të dy vendeve u zotuan se në të ardhmen do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve pagesore të përbashkëta, në mënyrë qytetarë e Maqedonisë të cilët jetojnë në Kosovë ose anasjelltas, ti munden ti paguajnë faturat nga vendi ku jetojnë, pa pasur nevojë të udhëtojnë.