Pos BE-së, edhe Washingtoni përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë

Washingtoni po përgatit sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë për arsye agresionit të saj në Ukrainën lindore. 

Bota

05/09/2014 01:03

Zëvendësi i këshilltarit për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rodes deklaroi  se në këtë moment janë duke u finalizuar sanksionet që do të ndërmerren kundër Rusisë.

“Pikë kryesore është që Rusia duhet të vazhdojë të ballafaqohet me shpenzime, pasoja të aktiviteteve të saj”, tha Rodes, duke mos saktësuar se cilët sektorë do të goditen nga këto sanksione.

Ai po ashtu porositi se SHBA-të do të shtojnë presionin në qoftë se Rusia zgjeron aktivitetet e veta në Ukrainë.

Pos –ve, edhe Bashkimi Evropian ka vendosur për sanksionet të reja dhe është e qartë se kjo bëhet në koordinim ndërmjet aleatëve perëndimorë. Pritet që sanksionet të shpallen dhe të zbatohen shumë shpejt, veҫmas nëse dështon nënshkrimi i një plani armëpushimi të Ukrainës dhe Rusisë gjatë ditës së premte.