Portugalia–Gana, formacionet e mundshme

Portugalia dhe Gana do ta kërkojnë mrekullinë, në duelin në mes tyre, që do ta zhvillojnë sot. Këtyre skuadrave ju nevojitet një fitore e thellë ndaj njëra tjetrës, duke shpresuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe Gjermania ndaj SHBA-ve.

Sport

26/06/2014 11:09

Portugalia dhe Gana i kanë ende gjallë shpresat për kualifikim në të tetën e finales së Botërorit, edhe pse përqindja për ta bërë një gjë të tillë është shumë e vogël.

Këtyre skuadrave ju nevojitet ta mposhtin njëra tjetrën me rezultat të thellë, për të shpresuar më pas që një gjë të tillë ta bëjë edhe Gjermania ndaj SHBA-ve.

Vetëm në këtë mënyrë, portugezët ose ganezët, mund të depërtonin në të tetën e finales së këtij evenimenti. Kjo ndeshje fillon në ora 18:00.

Formacionet e mundshme

Portugalia (4-3-3): Beto; Pereira, Alves, Pepe, A. Almeida; Moutinho, Meireles, Veloso; Nani, Eder, Ronaldo.

Gana (4-2-3-1): Dauda; Afful, Boye, Mensah, Asamoah; Rabiu, Essien; A. Ayeë, Boateng, J. Ayeë; Gyan.