Portugalia publikon listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen me Zvicrën

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Sport

23/05/2019 15:20

Më 5 qershor, Portugalia në shtëpi zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Zvicrës.

Pas pushimit në fazën e grupeve të kësaj gare, Cristiano Ronaldo është rikthyer në kombëtaren e Portugalisë.

Ylli i Juventusit do të udhëheq portugezët në sfidën kundër Zvicrës.

Pjesë e listës së Portugalisë, është edhe talenti i Benfica, Joao Felix./Lajmi.net/