Portugalia fiton mundësinë që të organizojë finalet e Ligës së Kombeve

Finalet e Ligës së Kombeve do të mbahen në Portugali.

Sport

18/11/2018 08:32

Kombëtarja portugeze ishte e para që siguroi kalimin në fazën tjetër, duke fituar kështu grupin e 3-të të Ligës A.

Ata luajtën baras në ndeshjen e mbrëmshme kundër Italisë, rezultat që i shkoi në favor portugezëve.

Si rezultat i kësaj, Portugalia tani do të mbajë garat e finaleve në Ligën e Kombeve, që mbahen qershor.

Stadiumet si “Estadio do Dragao” në Porto dhe “Estadi D. Afonso Henriques” në Guimares do të jenë vendet ku do të luhen ndeshjet.

Në këto gara shumë lehtë mund të luaj edhe Kosova, e cila me një pikë potenciale kundër Azerbajxhanit, kalon në fazën “play – off”. /Lajmi.net/