Portugalia e “shkel” Luksemburgun për fitoren e dytë në kualifikime, Ronaldo shkëlqen me dy gola

Kombëtarja portugeze e futbollit ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Portugalia triumfoi thellë 0:6 në udhëtim te Luksemburgu, në kuadër të Grupit J, shkruan lajmi.net. Cristiano Ronaldo hapi llogarinë në minutën e nëntë, për ta dyfishuar gjashtë minuta më vonë Joao Felix me kokë. Bernardo Silva trefishoi epërsinë…

Sport

26/03/2023 21:40

Kombëtarja portugeze e futbollit ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Portugalia triumfoi thellë 0:6 në udhëtim te Luksemburgu, në kuadër të Grupit J, shkruan lajmi.net.

Cristiano Ronaldo hapi llogarinë në minutën e nëntë, për ta dyfishuar gjashtë minuta më vonë Joao Felix me kokë.

Bernardo Silva trefishoi epërsinë e Portugalisë me golin e mintuës së 18-të.

Cristiano Ronaldo regjistroi golin e dytë personal në këtë përballje dhe të katërtin për Portugalinë në minutën e 31-të.

Portugezët pauzuan së shënuari deri në minutën e 77-të kur Otavio realizoi golin e pestë.

Epilogun përfundimtar të takimit e “vulosi” Leao një minutë pa përfunduar koha e rregullt.

Portugalia është e para në grup me gjashtë pikë, dy më shumë se Sllovakia.

Portugalia në Grupin J është së bashku me Sllovakinë, Bosnjë e Hercegovinën, Islandën, Luksemburgun dhe Lihtenshtajnin./Lajmi.net/