Portugalia 1 – 0 Holanda, notat e lojtarëve

Portugalia është shpallur kampion i Ligës A në Ligën e Kombeve, pas triumfit minimal ndaj Holandës.

Sport

09/06/2019 22:44

Kombëtarja iberike do mbetet në histori për shkak se është e para skuadër që triumfon në formatin më të ri të UEFA-s.

Ekipi i Fernando Santos dominoi takimin në tërësi, por arriti të shënonte vetëm një gol, përcjell lajmi.net.

Ishte Gonçalo Guedes (60’) që realizoi një gol mjaft të bukur, pas pasimit të bukur nga Bernardo Silva.

Pikërisht edhe ky i fundit ishte padyshim ylli i mbrëmjes së sontme dhe është më i vlerësuari nga të gjithë.

Në anën tjetër, mbrojtësi i djathtë i Holandës Dumfries realizoi një paraqitje mjaft të dobët sonte.

Më poshtë ua përcjellim vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave. /Lajmi.net/