Portugali 3:1 Zvicër, nota e Ronaldos, Shaqirit, Xhakës dhe të tjerëve

Portugalia e ka siguruar finalen në Ligën e Kombeve falë Cristiano Ronaldos që ka shënuar het-trik kundër Zvicrës.

Sport

05/06/2019 22:55

Një ndeshje që ishte nën diktatin e super yllit botëror që nga këmbët e tij prodhoi edhe një natë magjike për tifozët e futbollit.

Cristiano Ronaldo arriti të shënojë tre gola, për ta dërguar Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve.

Ylli i Juventus shënoi në minutat 25’, 88’ dhe 90’ të ndeshjes.

Në anën tjetër, golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Ricardo Rodriguez nga pika e penalltisë./Lajmi.net/