Portland e eliminon Oklahoman për të kaluar në gjysmëfinale

Portland ka kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

Sport

24/04/2019 09:52

Përballja më nxehtë e play-offit u zhvillua në mes Portlandit dhe Oklahoma Cityt (118-115), që në fund u vendos nga Demian Lilard.

Plejmejkeri i Portlandit shënoi 50 pikë, ndërsa 37 prej tyre në pjesën e parë, për të ndihmuar skuadrën që të kalojë në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, transmeton lajmi.net.

Në sfidë tjetër të çerekfinales, skuadra e Denverit kaloi në epërsi në fitore (3-2), pasi mundi San Antonion (108-90) para përballjes së 6-të në Teksas.

Ndërkohë Filadelfia eliminoi Bruklinin (4-1) pasi shënoi fitore 122-100 në përballjen e 5-të.

Në gjysmëfinale, Filadelfia do të përballet me Toronton ndaj të cilin humbën 3 nga 4 përballjet në këtë sezon. /Lajmi.net/