Portieri i vetëm që e ka fituar Topin e Artë

10:20 | 11 Janar 2016

Vetëm një portier e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

Çmimi ‘Topi i Artë’ është dominuar nga lojtarët sulmues, përderisa vetëm një portier e ka marrë atë përgjatë historisë.

Lev Yashin është portieri i vetëm në histori që është shpallur lojtari më i mirë në botë, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

Ish anëtari i Bashkimit Sovjetik këtë sukses e arriti në vitin 1963.

Topi i Artë ka shkuar 36 herë në duart e sulmuesve, 19 herë e kanë fituar mesfushorët dhe vetëm 3 mbrojtës.