Portieri i ri i Barcelonës
Sipas medieve spanjolle, drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të filluar bisedimet rreth transferimit të portierit të Borussia Monchengladbachut, Marc-Andre Ter Stegen, për sezonin e ardhshëm. Gjiganti katalan është në kërkim të një portieri pas vendimit të Victor Valdesit për largim nga klubi në fund të këtij edicioni, kur edhe…
Sport
Sipas medieve spanjolle, drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të filluar bisedimet rreth transferimit të portierit të Borussia Monchengladbachut, Marc-Andre Ter Stegen, për sezonin e ardhshëm.
Gjiganti katalan është në kërkim të një portieri pas vendimit të Victor Valdesit për largim nga klubi në fund të këtij edicioni, kur edhe do të skadojë kontrata e tij në Nou Camp.
Sipas radiostacionit RKB, Zubizarreta ka filluar lëvizjet e para për angazhimin e Ter Stegenit, portier i talentuar 21-vjeç, i cili pas përfaqësimit të Gjermanisë në nivelet e të rinjve ka filluar së fundmi të inkuadrohet edhe në ekipin e parë të selektorit Joachim Low.
Barcelona raportohet se është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për portierin, në mënyrë që ai të kalojë në Nou Camp në fund të këtij sezoni kur Valdes do t’i thotë lamtumirë gjigantit katalan.